Showbiz

Kid Cudi i bashkohet Keanu Reeves për vazhdimin e shumëpritur të “Bill & Ted”

Reperi Kid Cudi i bashkohet Keanu Reeves për vazhdimin e shumëpritur të “Bill & Ted: Face The Music”.

Filmi, në të cilin luajnë aktorët Keanu Reeves dhe Alex Winter në rolet kryesore, është vazhdim i filmit të vitit 1989 “Bill & Ted’s Excellent Adventure” dhe “Bill & Ted’s Bogus Jurney” i cili doli në 1991.

Sipas Deadline, roli i 35 vjeçarit po mbahet mjaft i fshehur. Këngëtari do të luajë bashk me Brigette Lundy-Paine dhe Samara Weaving, të cilat do t’i luajnë vajzat e Bill dhe Ted, shkruan KOHA Ditore.

Fituesi i Grammy, emri i vërtetë i të cilit është Scott Mescudi, ishte paraqitur më parë në “Need For Speed” dhe versionin filmik të “Entourage”. Ishte paraqitur edhe në TV në “How to Make It in America”, “Brooklyn Nine-Nine” and “One Tree Hill.

Komedia e miqve udhëtues nëpër kohë do të ketë si regjisor Dean Parsot, kurse shkrimtarët origjinalë të hiteve, Chris Matheson dhe Ed Solomon do të kthehen që të shkruajnë skriptin e filmit të tretë