Showbiz

Arrijnë pamjet e para të “Descendants 3”

Ka mbërritur trileri i ri për filmin e Disneyit, “Descendants 3”, ndërsa atë e prezantuan yjet e filmit Sofia Carson, Cameron Boyce dhe Booboo Stewart.

Në filmin e ri, i cili premierën do ta ketë më 2 gusht të këtij viti, kthehen fëmijët e keqbërësve të famshëm të Disneyit në aventurën e re.

Image

Mal, Evie, Carlos dhe Jay në filmin e ri e kalojnë barrierën dhe kthehen në vendlindjen e tyre, “Isle of the Lost”, ku mund të kenë gjasa më të mëdha për sukses, lumturi dhe ndjenjën e përmbushjes. Por Mal e di se duhet ta mbyllë përgjithmonë barrierën midis botëve, në mënyrë që armiqtë e tyre Uma dhe Had të mos sjellin trazira në mbretërinë idilike të udhëhequr tani nga mbreti Ben. Përkundër vendimit të saj, forca e errët e paimagjinueshme vazhdon ta kërcënojë popullin e Auradon, ndërsa Mal dhe miqtë e saj përballen me sfidën më të madhe deri më tani, shkruan KOHA Ditore.

Nga filmat e mëparshëm rolet e tyre i përsërisin Dove Cameron si Mal, vajza e Maleficent, Carson është Evie, vajza e Evil Queen, Boyce në rolin e Carlos i cili është djali i Cruella de Vil, ndërsa Stewart është djali i Jafar, Jay. Në mesin e tyre janë edhe Mitchell Hope, China Anne McClain dhe Thomas Doherty.