Showbiz

Naomi Campbell provokon sërish krejt lakuriqe

Modelja Naomi Campbell (49) nuk heq dorë nga xhirimet sfiduese, revytë e modës dhe projektet e ndryshme afariste. Për qëllimin e xhirimit të fundit, ajo shkoi një hap më tej dhe u zhvesh tërësisht.

Kështu ajo në profilin e saj në Instagram e postoi foton në të cilën pozon krejtësisht e zhveshur në mes të shkretëtirës në Kenia. Fotoja i mblodhi rreth gjysmë milionë pëlqime, ndërsa nuk munguan as komentet e adhuruesve të cilët u “çmendën” nga postimi.

'E përsosur', 'E ëmbël si parajsë', 'Perëndeshë', 'Absolutisht mahnitëse' janë këto vetëm disa nga komentet e fansave entuziastë, shkruan KOHA Ditore.

Përndryshe, Campbell në një rast e pranoi se i janë dashur vite të tëra që të mos ndihet e turpshme në fotoseancat lakuriqe. Pavarësisht faktit se rrallë ndonjë femër mund të mburret në vitet e saj, Naomi e pranon se kishte probleme me vetëbesimin në edicionet lakuriqe.

“Më është dashur një kohë e gjatë që ta dua trupin tim dhe të ndihem mirë në lëkurën time. Kjo thjesht vjen me vite”, - shpjegoi Naomi.