Showbiz

Ndahen Chris Martin dhe Dakota Johnson

Chris Martin dhe Dakota Johnson thuhet se janë ndarë pas pothuajse dy vjet lidhjeje.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, frontmeni i Coldplay, 42 vjeç, u nda nga ylli i hitit “Fifty Shades of Grey” muajin e kaluar.

Ndarja befasuese vjen disa muaj pasi që Chris e bleu një shtëpi plazhi në Malibu për ta ndarë me aktoren 29-vjeçare. Çifti madje e kishte forcuar lidhjen e tyre duke bërë tatuazhe të infinitivit që përputhen mes vete.

Burimet e afërta me këngëtarin britanik thanë se ishin tronditur nga lajmi se romansa kishte mbaruar, pasi që çifti madje kishte diskutuar edhe për martesë, shkruan KOHA Ditore.

"Chris dhe Dakota kalonin shumë mirë dhe gjithnjë dukeshin shumë të lumtur së bashku", tha një burim i brendshëm. "Po flitej për fejesën, por tani ai thotë se ata janë ndarë, gjë që është befasi e vërtetë për të gjithë".

Chris dhe Dakota u panë së fundi së bashku në publik në nëntor, pak pasi e kaluan festën e Falënderimeve në SHBA me ish-gruan e rok këngëtarit, Gwyneth Paltrow, dhe fëmijët e tyre Apple 15 vjeç dhe Moses 13 vjeç.

Çifti fillimisht nxiti thashetheme për lidhjen kur u panë në një takim për sushi në tetor të vitit 2017, dhe kanë mbetur diskret për romancën e tyre që atëherë.