Showbiz

Keanu Reeves mahnit internetin me mënyrën se si fotografohet me femra

Keanu Reeves kohët e fundit është njëri nga emrat më të njohur në internet, shumë njerëz ia kanë lakmi për shkak të sukseseve të tij dhe vazhdimisht gjejnë arsye të reja për të cilat e duan. Për këtë është interesant edhe arsyeja e re, mënyra e tij e fotografimit me femrat.

Edhe pse Keanu ka qenë prej kohësh në industrinë e filmit dhe ka numër të madh të fansave, me angazhimet e fundit në filmin “John Wick”, projektin e Netfixit "Always Be My Maybe" dhe "Toy Story 4" interneti sikur është çmendur pas këtij aktori, raporton CNN.

Image

Të gjithë duan të fotografohen me të, ndërsa ai përpiqet t’ia plotësojë dëshirën çdo adhuruesi. Megjithatë, gjatë krahasimit të fotografive të tij, njerëzit e kuptuan se ai kurrë nuk i prek femrat me të cilat fotografohet. Ai i përqafon, por kurrë nuk i prek me dorë, shkruan KOHA Ditore.

Image

Ende nuk dihet se pse e bën këtë, ndërsa adhuruesit spekulojnë se kjo është shenjë respekti ndaj femrave.