Showbiz

Pas një lufte të gjatë shuhet në moshën 94-vjeçare aktorja Sylvia Miles

Descriptive Text

Ylli i industrisë së filmit, Sylvia Miles, ka vdekur të mërkurën në New York, në moshën 94-vjeçare. Sipas TMZ-së, aktorja gjatë muajve të fundit kishte luftuar me problemet e sistemit të frymëmarrjes, ndërsa para kësaj u trajtua në shtëpinë e pleqve.

Image

Ajo e filloi karrierën e saj në teatër në fund të dyzetave, dhe shpejt kaloi në televizion dhe film. Roli i saj i parë televiziv ishte ai i Sally Rogers në serinë “Dick Van Dyke”, të cilin më pas ia liroi aktores Rosie Marie. Sylvia arriti sukses të madh në filmin klasik "Midnight Cowboy" nga viti 1969, kur e fitoi nominimin e saj të parë për Oscar për aktoren më të mirë mbështetëse, edhe pse ajo u paraqit në ekran vetëm gjashtë minuta, shkruan KOHA Ditore.

Image

Disa nga rolet e saj të tjera filmike dhe kontribute të tjera filmike përfshjinë të dy filmat për “Wall Street”, “Andy Warhol’s Heat”, “Crossing Delancey” dhe “She-Devil”, në të cilin e luajti nënën e Meryl Streep. Aktorja u shfaq rregullisht në ekranet e vogla, duke përfshirë edhe serinë "Sex and the City", "NYPD", si dhe shumë të tjera.