Showbiz

Bim Bimma - Reflektimi i realitetit në hip-hop

I ndikuar nga rrethanat e jetesës dhe në anën tjetër duke e treguar shpirtin e vërtetë të Hip-Hopit, ai shkruan tekste që janë copëza të përditshmërisë dhe realitetit kosovar.

Rep-artisti Bim Bimma me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës flet për reflektimin e realitetit të pasluftës në tekstet e këngëve të tij, transmeton emisioni “Express” në KTV.

Si 14 vjeçar i preokupuar me atë se çfarë po i ndodhte popullit të tij, reperi nuk ka arritur ta shijojë si duhet as fëmijërinë.

Në vitin 2010 mjeshtri i hip-hopit ka lansuar projekte të shumta muzikore që kanë pasqyruar realitetin e kësaj periudhe kohore.

Bim Bimma thotë se nëse Prishtina është në gjendje të mirë nuk do të thotë që është e gjithë Kosova e viteve të çlirimit.

Hip-hopi është zhanër muzikor që u krijua për të shprehur pakënaqësitë, të drejtat e shkelura të popujve me ngjyrë dhe reperi prishtinas është ndikuar nga këto dhe fakte tjera.

Bim Bimma rrëfen sesi ka ndryshuar edhe dialekti i teksteve të hip hopit.

Grupi NR pjesë e të cilit ishte edhe Bim Bimma realizoi hite të veçanta në skenën e hip hop muzikës.

Një nga risitë e fundit të reperit është libri “PO E ZI”. Qëllimi i reperit ka qenë që ky libër të jetë si një udhërrëfyes për të rinjtë që dëshirojnë të merren me muzikë.

Bim Bimma e ka edhe një mesazh për rininë e vendit që po shënon 20 vite të çlirimit.