Showbiz

Denis Villeneuve zhvillon serinë "Dune"

Produksioni i filmit është tashmë në procesin e krijimit dhe shumica e ekipit të aktorëve tashmë dihet, prandaj kemi menduar se tani kjo është e gjitha që do ta dëgjojmë një kohë në lidhje me Dune, por si duket kemi gabuar.

Regjisori Denis Villeneuve tashmë po mendon seriozisht dhe po e planifikon serinë spin-off për shërbimin streaming të Warner Bros, WarnerMedia.

Image

Filmi i ri në lidhje me Dune e kishte një detyrë të guximshme të ekranizimit të librit të Frank Herbert në ekranin e vogël (me siguri mund të presim edhe vazhdime, nëse filmi i parë del i suksesshëm). Ngjarja do të fokusohet në Paul Atreides (Timothée Chalamet) dhe familjen e tij, por në film do t’i shohim edhe disa anëtarë të motërisë misterioze dhe të fuqishme Bene Gesserit (në mesin e tyre është edhe nëna e Paul, Lady Jessica, të cilën e luan Rebecca Ferguson), shkruan KOHA Ditore.

Bene Gesserit e kanë aftësinë për t’i kontrolluar mendjet dhe trupat dhe janë eksperte në politikën feudale dhe intrigat e Imperiumit, duke i ndjekur planet e tyre të cilat përfundimisht do të duhej t’i çojnë në planetin misterioz Arrakis – banorë të njohur si Dune.

"Bene Gesserit për mua kanë qenë gjithmonë fascinuese", tha Villeneuve, duke shtuar: "Drejtimi i fokusit në një rend aq të fuqishëm të femrave duket jo vetëm relevant dhe frymëzues, por edhe si një mjedis dinamik për serinë televizive."

Villeneuve do të punojë në skenarin e serisë, së bashku me skenaristin e filmit të ardhshëm Jon Spaihts, dhe do të duhej ta bëjë regjinë e të paktën episodit pilot dhe ndoshta edhe episodit pasues.

Filmi “Dune” në kinema do të shfaqet më 20 nëntor të vitit të ardhshëm, ndërsa lajmet në lidhje me serinë “Dune: The Sisterhood” i presim jo më vonë se në fund të këtij viti, nëse shërbimi për streaming WarnerMedia do të fillojë punën.