Creedence Clearwater Revival më në fund publikon “Live at Woodstock”

Creedence Clearwater Revival më në fund publikon “Live at Woodstock”

13 June 2019 10:21

E gjithë performanca e Creedence Clearwater Revival në Woodstock më në fund do të publikohet, 50 vjet pasi që bendi interpretoi në festivalin legjendar të muzikës.

“Live at Woodstock” do të dalë më 2 gusht dhe i përfshinë të 11 këngët e CCR të kënduara më 16 gusht 1969. Përveç këngëve të njohura të bendit si "Green River" dhe "Proud Mary", albumi përfshinë coverë të "Ninety- None and a Half (Won’t Do)" nga Wilson Pickett dhe "I Put a Spell on You" të Screamin' Jay Hawkins.

Interpretimi njëorësh do të jetë në dispozicion në CD dhe si download digjital, si dhe një set vinyl me dy LP, shkruan KOHA Ditore.

Creedence ishin planifikuar të performonin të shtunën mbrëma të festivalit, pas setit të Grateful Dead. Por Woodstocku pothuajse menjëherë e humbi çdo shpresë për ta ndjekur një orar, kështu që ata u shtynë prapa. Performanca më e gjatë seç pritej e Dead e dërgoi performancën e CCR-së edhe më prapa, dhe ata nuk përfunduan në skenë deri pas mesnatës.

Ata refuzuan që të lejojnë që seti i tyre të shfaqet në hit filmin e vitit 1970 apo në fonogramin nr. 1. Tri këngë përfundimisht u paraqitën në box setin e vitit 2009, Woodstock 40 Years On: Back to Yasgur’s Farm: "Green River", "Bad Moon Rising" dhe "I Put a Spell on You". Albumi i ardhshëm e shënon herën e parë që performanca e tyre historike është publikuar plotësisht.

Creedence Clearwater Revival sapo e kishte publikuar albumin e dytë nga tre albumet që i kishin publikuar në vitin 1969. LP-ja e tyre e dytë, “Bayou Country”, u publikua në janar. “Green River” doli vetëm pak javë përpara performancës së tyre në Woodstock. “Willy and the Poor Boys” pasoi në nëntor.

Frontmeni i bendit, John Fogerty, ishte planifikuar të shfaqej në festimin e kësaj vere Woodstock 50. Por ngjarja ka hasur në probleme të shumta gjatë disa javëve të kaluara, duke përfshirë edhe humbjen e vend-mbajtjes fillestare dhe mbështetësit e dytë financiar. Organizatorët e saj, të udhëhequr nga drejtuesi origjinal i Woodstockut, Michael Lang, tani po e kërkojnë një vend të ri për ta mbajtur festivalin në gusht.

Lista e këngëve të Creedence Clearwater Revival, “Live at Woodstock”:

1. Born on the Bayou
2. Green River
3. Ninety-Nine and a Half (Won’t Do)
4. Bootleg
5. Commotion
6. Bad Moon Rising
7. Proud Mary
8. I Put a Spell on You
9. The Night Time is the Right Time
10. Keep on Chooglin’
11. Suzie Q

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme