“Radiohead” publikon muzikën e vjedhur para shantazhit të hakerëve

“Radiohead” publikon muzikën e vjedhur para shantazhit të hakerëve

13 June 2019 08:20

“Radiohead” ka publikuar orë të muzikës së pa publikuar më parë në internet pasi që fajllat e tyre të vjetra dyshoheshin se ishin vjedhur dhe mbaheshin për zhvatje nga një haker.

Rokerët britanikë, të kryesuar nga këngëtari Thom Yorke, kohët e fundit kanë rënë viktimë e një krimineli kibernetik, i cili thuhet se i kishte vjedhur këngët e krijuara gjatë sesioneve të regjistrimit për albumin e tyre të vitit 1997 “OK Computer”, dhe kërcënoi se do t’i publikonte këngët nëse muzikantët nuk do t’ia paguanin 150.000 dollarë.

Në vend që të dorëzoheshin para presionit të hakerit, yjet vendosën t’i publikonin të gjitha këngët në sajtin muzikor Bandcamp, nën titullin Minidiscs (Hacked), dhe t'u lejojnë fansave ta blejnë të gjithë pakon për 23 dollarë, ndërsa fitimet do të shkojnë për lëvizjen socio-politike Extincion Rebellion, shkruan KOHA Ditore.

Image

Në deklaratën e lëshuar nga kitaristi Jonny Greenwood thuhet: "Jemi hakuar javën e kaluar - dikush e vodhi arkivin e minidiskut të Thom nga koha e “OK Computer”, dhe i kërkoi 150,000 dollarë me kërcënimin se do ta publikonte atë.

"Prandaj, në vend që të ankohemi - shumë - ose ta injorojmë atë, ne po i publikojmë të 18 orët në platformën Bandcamp në ndihmë të Extinction Rebellion. Vetëm për 18 ditët e ardhshme. Pra, për 18 funte mund ta zbuloni nëse duhej ta kishim paguar atë shumë të zhvatjes."

Greenwood vazhdon duke theksuar se këngët nuk ishin "destinuar asnjëherë për konsum publik", edhe pse disa prej tyre mund t’i tingëllojnë të njohura fansave që e blenë ripublikimin e mëvonshëm të OK Computer.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme