Bill Murray i mahnitur me Selena Gomez

Bill Murray i mahnitur me Selena Gomez

12 June 2019 21:18

Aktori amerikan Bill Murray të hënën mori pjesë në premierën e "The Dead Don’t Die 9", në të cilën, mes tjerëve, shfaqet dhe aktorja Selena Gomez, me të cilin aktori është mjaft i mahnitur.

"Më ka hyrë në zemër dhe më pëlqeu shumë, dhe këtë nuk e prisja para se ta takoja. Kam mësuar se dikush përkundër numrit të madh të ndjekësve në rrjetet sociale mund të jetë shumë më ndryshe se që e imagjinojmë", tha Murray.

Ai shtoi se i pëlqeu shumë të kalojë kohë me këngëtaren dhe aktoren e re.

“Po të ishte nëna ime gjallë, apo po ta kisha takuar më parë Selenën, me siguri do t’i njoftoja. Do ta dërgoja në shtëpinë time dhe do t’i thosha: ‘Nënë, dua ta takosh Selenën’”, tha aktori.

Kjo nuk është hera e parë që ai tregon simpati për këngëtaren e re, pasi që një muaj më parë në një nga ndejat hollivudiane ai i kishte pëshpëritur në vesh. Kur u pyet se çfarë i kishte thënë, ai tha se nuk i kujtohej dhe se qëllimi i tij ishte që ta relaksonte atë, shkruan KOHA Ditore.

"Është shumë natyrale, tepër e zgjuar dhe e bukur. Gjithmonë gëzohem kur e njoftoj ndonjë yll të popit si ajo", tha aktori, duke shtuar se ishte mahnitur me këngëtaren dhe aktoren Miley Cyrus. Ai u mahnit nga fakti se, përkundër famës së madhe dhe një numri të madh të fansave dhe ndjekësve, njerëzit si Selena dhe Miley mbesin të përmbajtur dhe të thjeshtë, dhe publikut gjithmonë i ofrojnë përmbajtje unike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme