Vajza e prekur nga autizmi hyn në histori, konkurron për Miss

Vajza e prekur nga autizmi hyn në histori, konkurron për Miss

12 June 2019 11:28

Teksa rritej, Rachel Barcellona kuptoi se ishte me auizëm, ndërsa të tjerët pranë saj i thoshin se kurrë nuk do të ishte si gjithë personat që e rrethonin dhe se aftësitë e saj ishin të kufizuara.

Vetë vajza tregoi për CNN se i kishin thënë që kurrë nuk do të mund të diplomohej apo të kishte miq të mirë, transmeton Koha Jonë.

Sipas saj, të afërmit i thoshin se gjëra jo të këndshme do t’i vinin në jetë, për shkak se vuante nga autizmi.

Mirëpo, gjatë këtij muaji vajza 22 vjeçare arriti të bëjë histori, duke marrë pjesë në Miss Florida, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rachel tha se nëna e saj, një infermiere, ishte shtysë për të që të ecte përpara.

Ajo ka marrë pjesë në konkurse që kur ishte 5 vjeç dhe tani aspiron më shumë.

Barcellona është këngëtare, avokate e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe një model për fëmijët në punën e saj Glazer Children’s Museum në Tampa.

E reja shprehet:

Dua që njerëzit ta dinë se autizmi nuk më pengon jetën. Është një mundësi për mua të arrij ëndrrat e mia”.

Raundet për përzgjedhjen e Miss Florida do mbahen në Lakeland nga 25 qershori deri më 27 qershor, ndërsa finalja do mbahet më 29 qershor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme