Kasollja e Tony Starkut nga “Avengers: Endgame” tani mund të merret me qira

Kasollja e Tony Starkut nga “Avengers: Endgame” tani mund të merret me qira

12 June 2019 17:22

Në liqenin Fairburn në Georgia ndodhet shtëpiza/kasolle e Tony Starkut, e cila është përdorur në filmin “Avengers: Endgame”, dhe në të cilën fansat mund të qëndrojnë për vetëm 335 dollarë, raporton 9gag.

Image

 

Të gjithë adhuruesit e franshizës së Marvel, “Avengers”, do të kenë mundësi ta vizitojnë dhe të qëndrojnë në shtëpinë që ishte përdorur gjatë xhirimeve të këtij filmi të popullarizuar. Ky është njëkohësisht edhe vendi ku ekipi i "Avengers" i dha lamtumirën e fundit karakterit Tony Stark, i cili vdiq në pjesën e fundit të këtij filmi, shkruan KOHA Ditore.

Image

Shtëpiza mund të merret me qira nëpërmjet shërbimit AirBnb, dhe i ka tre dhoma gjumi me katër shtretër dhe 3 banja. Numri maksimal i mysafirëve në shtëpi është gjashtë persona. E njëjta kasolle është përdorur edhe për filmin "Godzilla: King of the Monsters".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme