Sezoni i 4-t do të jetë i fundit për "Good Place"

Sezoni i 4-t do të jetë i fundit për "Good Place"

12 June 2019 15:21

Për serinë “Good Place”, sezoni i katërt do të jetë edhe i fundit. Autori i serisë, Mike Schur, shpjegoi se pothuajse që nga fillimi i serisë kishin në plan që ngjarjen ta tregonin përmes katër sezoneve dhe se këtë edhe do ta bëjnë: "Nuk ngadalësojmë për asgjë", tha ai për Variety, duke shtuar se janë të lumtur që u është ofruar mundësia që serinë ta përfundojnë sipas dëshirave të tyre, edhe pse edhe vetë janë të pikëlluar që po vjen fundi.

Një nga yjet kryesore të serisë, Ted Danson, tha: "Çdo zgjatje e këtij tregimi të shkëlqyeshëm do të ishte një dëm i madh". Për asnjë anëtar të ekipit të aktorëve ky lajm nuk ishte i mirëseardhur, edhe pse ishin të vetëdijshëm se krejt kësaj po i vinte fundi, shkruan KOHA Ditore.

Image

Drama humoristike “Good Place” që nga fillimi i shfaqjes është pranuar mirë në mesin e kritikëve dhe audiencës dhe ishte rregullisht ndër seritë më të shikuara në NBC. Seria filloi me shfaqje në vitin 2016, ndërsa kur filloi sezoni i dytë, Schur dhe ekipi vendosën se donin t’i bënin 4 sezone, me pak më shumë se 50 episode.

“Good Place” bën fjalë për jetën pas vdekjes dhe gjithçka në mes, ndërsa filloi me një gabim të madh për shkak të të cilit Eleanor Shellstrop (Kristen Bell) pas vdekjes dërgohet në të ashtuquajturin Vendin e mirë (në vend të Vendit të keq), ku nuk përket fare, dhe këtë shans vendos ta shfrytëzojë që të bëhet person më i mirë. Në rolet e tjera kryesore janë William Jackson Harper, Jameela Jamil, Manny Jacinto dhe D'Arcy Carden.

Sezoni i tretë është transmetuar nga 27 shtatori 2018 deri më 24 janar të këtij viti, ndërsa për sezonin e katërt ende nuk dihet data e saktë e premierës, por dihet se do t’i ketë 14 episode.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme