Rishqyrtohet vendimi për plagjiaturë të “Stairway to Heaven” të “Led Zeppelin”

Rishqyrtohet vendimi për plagjiaturë të “Stairway to Heaven” të “Led Zeppelin”

12 June 2019 13:21

Një gjykatë amerikane e apelit ka vendosur të hënën që ta rishqyrtojë vendimin e vet të kohëve të fundit në lidhje me atë nëse “Led Zeppelin” e ka vjedhur riffin hapës të kitarës për himnin e vet të vitit 1971 "Stairway to Heaven", por avokati i paditësit ende pret që rigjykimi të mbahet.

Rock bendi, këngëtari Robert Plant dhe kitaristi Jimmy Page ishin akuzuar për shkelje të së drejtës së autorit për shkak të vjedhjes së riffit nga "Taurus", një këngë kjo e shkruar në vitin 1967 nga kitaristi Randy Wolfe i bendit më pak të njohur “Spirit”.

Një juri në Los Angeles vendosi në favor të “Led Zeppelinit” në qershor të vitit 2016, por gjykata e 9-të Amerikane e Apelit vendosi me 3-0 shtatorin e kaluar që për shkak të gabimeve të gjykatësit, nevojitej një gjykim i ri, shkruan KOHA Ditore.

Francis Malofiy, avokat që përfaqëson trashëgiminë e Wolfe, tha se paneli prej 11 gjykatësve i gjykatës së apelit do ta rishqyrtojë rastin sipas rendit të së hënës dhe do të fokusohet në atë nëse do ta zgjerojë mbrojtjen e të drejtës së autorit për "Taurus".

Ai tha se paneli prej tre gjyqtarëve gaboi kur vendosi se një "kopje e depozituar" e fletës muzikore të "Taurus", dhe jo regjistrimet e zërit nga “Spirit”, e definoi fushën e asaj që mund të jetë e mbrojtur me të drejtën e autorit sipas Ligjit federal të të drejtave të autorit.

"Ka të bëjë me një këngë ikonike që e definoi një gjeneratë", tha Malofiy, avokat në Francis Alexander. Ai tha se kujdestari i trashëgimisë, Michael Skidmore, do ta ketë një gjykim të ri "pa marrë parasysh se çfarë."

Avokati i “Led Zeppelin” nuk e kishte ndonjë koment të menjëhershëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme