Showbiz

Robert Pattinson, zyrtarisht “Batman”-i i ri

Descriptive Text

Aktori i njohur Robert Pattinson është zyrtarisht “Batman”-i i ri.

“Warner Bros.” ka mbyllur marrëveshjen me aktorin e sagës “Twilight” për të luajtur në filmin e ri “The Batman”.

Filmi i ri “The Batman”, regjisor i të cilit është Matt Reeves, pritet të shfaqet në kinematë botërore nga 25 qershori në vitin 2021, shkruan “Variety”, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij muaji është raportuar se Pattinson ishte duke negociuar për rolin e tij në këtë film të ri. Studioja filmike ka konfirmuar dje se ai ka nënshkruar marrëveshjen.