Netflix publikon fotot dhe datën e premierës së sezonit të fundit të “Orange Is The New Black”

Netflix publikon fotot dhe datën e premierës së sezonit të fundit të “Orange Is The New Black”

25 May 2019 21:27

Brenda pak më shumë se dy muajve do të arrijë sezoni i shtatë dhe i fundit i serisë së popullarizuar çmim-fituese Orange Is The New Black.

Sezoni i fundit do t’i ketë 13 episode dhe do të jetë plotësisht në dispozicion në Netflix nga 26 korriku. Përveç datës së premierës Netflixi i ka publikuar edhe disa foto dhe një teaser të shkurtër në të cilin mund të shohim se çfarë na pret, dhe ky është një ndryshim i madh.

Në teaser mund ta shohim ekipin e preferuar duke kënduar në këngën nga melodia hyrëse (You've Got Time Regine Spektor).

Seria bazohet në librin me po të njëjtin titull të Jenji Kohan, e cila është gjithashtu skenariste e serisë. Që nga premiera e saj në vitin 2013, ajo është nominuar për dhjetëra çmime dhe i ka fituar 6 Golden Globe dhe 4 Emmy, shkruan KOHA Ditore.

Edhe pse sezoni i fundit nuk ka filluar ende me shfaqjen, tashmë po flitet se mund të xhirohet edhe vazhdimi i serisë. Aktualisht nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë (spin off, prequel...), por po flitet me të madhe për vazhdimin e xhirimeve të botës sipas librit të Kohan.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme