Showbiz

Filmi i ri i Christopher Nolan titullohet “Tenet” dhe arrin më 2020

Më në fund mund të ndalojmë së quajturi filmin e ri të Christopher Nolan filmi i ardhshëm i paidentifikuar dhe të fillojmë ta quajmë: “Tenet”.

Filmi, për ngjarjen e të cilit dihet shumë pak, tani është bërë edhe me titull dhe filloi me xhirimet me kamerat IMAX dhe kamerat filmike 70mm në një kombinim që do t’i përfshijë shtatë shtete.

Ajo që dihet në lidhje me ngjarjen është se bëhet fjalë për një aventurë që merret me spiunazhin ndërkombëtar dhe që i përmban disa elemente të ngjashme me atë që kemi parë në filmin fanta-shkencor të Nolan, por në të njëjtën kohë përmban elemente të kontinuitetit të kohës si p.sh. që ishte në Interstellar. Me pak fjalë, askush nuk e di ngjarjen e saktë dhe se në ç’drejtim do të shkojë Nolan.

Image

Ngjarja mund të mos jetë e njohur, por e dimë se kush do të luajë në film. Në rolet kryesore janë John David Washington, Robert Pattinson dhe Elizabeth Debicki ndërsa këtyre aktorëve kohët e fundit u janë bashkuar edhe disa emra të njohur: Dimple Kapadia, Aaron Taylor-Johnson, Clémence Poesy, Michael Caine dhe Kenneth Branagh, shkruan KOHA Ditore.

Nolan do ta bëjë regjinë e filmit sipas skenarit të tij, ndërsa me gruan e vet Emma Thomas do ta bëjë produksionin e filmit së bashku me Thomas Hayslip si producent ekzekutiv. Drejtor i fotografisë do të jetë Hoyte van Hoytema me të cilin Nolan ka bashkëpunuar në dramën luftarake aksion “Dunkirk” për të cilin van Hoytema u nominua për çmimin Oscar. Dunkirk ishte një hit i madh në kinema dhe i fitoi rreth 526 milionë dollarë në mbarë botën dhe ia solli Nolanit nominimin e parë për Oscar në kategorinë e regjisë më të mirë (Oscarin e fitoi Guillermo del Toro për “The Shape of Water”).

Filmin “Tenet” e presim në kinema gjatë verës së ardhshme, më saktë më 17 korrik 2020.