Kim tërheq vëmendjen edhe me atlete

Kim tërheq vëmendjen edhe me atlete

24 May 2019 18:22

Kim Kardashian, 38 vjeçe, kishte dalë me vajzën e saj më të madhe North (5) në Disneyland. Ajo e kishte veshur një bluzë të ngushtë të bardhë pa jelekë me një dekolte të madhe, por vëmendjen më të madhe e kishin tërhequr atletet e saj. Bashkëshortja e reperit Kayne West (41) rrallë herë mund të shihet në atlete, por kur i veshë ato, ajo sigurohet që të jenë të jashtëzakonshme.

Tre fëmijët më të vegjël, Saint (3), Chicago (1) dhe i sapolinduri Psalm, Kim nuk i kishte marrë me vete. Psalmin ajo e lindi me një nënë surrogate dy javë më parë ndërsa emrin ia kishte dhënë babai për ta theksuar se sa i rëndësishëm është spiritualiteti për familjen e tyre, shkruan KOHA Ditore.

Përndryshe, reperi gjatë viteve të fundit i është kthyer religjionit. Që nga fillimi i vitit, ai thuhet se për miqtë mbanë "mesha" ndërsa një të tillë e mbajti edhe në festivalin Coachella ku i mblodhi 50.000 persona në këngë dhe lutje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme