Showbiz

Harrohen në aeroplan bizhuteritë e Rita Orës në vlerë katër milionë dollarësh

Bizhuteritë dhe aksesorët e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, të cilat ishin të destinuara për paraqitjen e saj në Festivalin e Kanës, janë harruar në aeroplan.

Një grua që kujdesej për bizhuteritë e saj, që kapin vlerën rreth katër milionë dollarë, ishte ajo e cila bëri këtë gabim.

Ndërlidhësja, e cila u ngarkua me transportimin e bizhuterive të huazuara nga një markë luksoze, harroi ngarkesën e saj në aeroplanin e saj në Aeroportin e Nices, Francë, pasi mbërriti nga Londra, sipas AFP.

Image

Deri në kohën që ajo e kuptoi, aeroplani kishte marrë tashmë fluturimin e kthimit në Aeroportin Luton të Londrës.

“Dikush me kokën në re gati humbi disa miliona”, tha me shaka një polic, duke thënë se bizhuteritë u gjetën në Luton dhe u kthyen në Nice nëpërmjet aeroportit Heathrow të Londrës.

Ylli 28-vjeçar britanik e lindur në Kosovë u shfaq në Kanë më 16 maj veshur me një fustan të bardhë kombinuar me një gjerdan të mrekullueshëm me diamant.

Image