Mbërrijnë pamjet e para zyrtare për filmin “Downton Abbey”

Mbërrijnë pamjet e para zyrtare për filmin “Downton Abbey”

24 May 2019 13:25

Ata mund të jetojnë si familje mbretërore, por a janë të gatshëm për “gjënë e duhur”?

Familja Crawley kthehet me stil: në trailerin e parë zyrtar ata e presin një mysafir të rëndësishëm, mbretin George V.

Seria e popullarizuar Downton Abbey kështu u bë me trailerin e parë të vërtetë për filmin i cili vazhdon pas serisë e cila me gjashtë sezone ua kishte “pushtuar” zemrat shumë shikuesve, por kishte fituar edhe shumë çmime, duke përfshirë tre Golden Globe. Të gjithë janë aty, madje edhe Jim Carteri si butleri Charles Carson i cili kthehet nga pensioni për t’i mirëpritur mysafirët e rëndësishëm por edhe Maggie Smith si kontesha Violet Crawley.

T’ju rikujtojmë, autori i hit serialit Julian Fellowes e shkroi skenarin edhe për filmin artistik të vendosur në vitet 1920 siç ishte rasti me serinë. Seria përfundoi në Vitin e Ri 1926, ndërsa filmi vazhdon 18 muaj më vonë. Regjinë e ka bërë Michael Engler, shkruan KOHA Ditore.

Image

Mary (Michelle Dockery) dhe motra e saj Edith (Laura Carmichael) ende po mësohen me martesën dhe të gjitha që i sjell jeta martesore, Tom Branson (Allan Leech) ende merret me automobila, ndërsa butleri Carson është me shëndet më të mirë se më parë, sepse tani është në pension. Në film do ta shohim edhe Matthew Goode dhe Hugh Bonneville si udhëheqës të familjeve Talbot dhe Grantham, ndërsa nga aktorët e rinj shfaqen Geraldine James, Imelda Staunton, Simon Jones, David Haig, Tuppence Middleton, Kate Phillips dhe Stephen Campbell Moore.

Filmi “Downton Abbey” do ta ketë premierën në Britani të Madhe më 13 shtator, ndërsa në kinematë amerikane një javë më vonë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme