Aktorja zbulon se si e mban linjën e përsosur

Aktorja zbulon se si e mban linjën e përsosur

24 May 2019 11:23

Aktorja dhe bashkëshortja e këngëtarit Justin Timberlake, 37-vjeçarja Jessica Biel, gjithmonë e ka një linjë të përsosur dhe për këtë duhet ta falënderojë dietën e shëndetshme dhe ushtrimet e rregullta me ndihmën e trajnerit të saj personal, Ben Bruno.

Aktorja shpesh e kombinon ecjen e shpejtë, vrapimin, ushtrimet kardiake dhe jogën. "Askush në këtë botë nuk numëron më ngadalë se trajneri im", u tall aktorja duke e ndarë me fansat videon me setin e ushtrimeve nga trajnimi i saj, shkruan KOHA Ditore.

Image

T’ju rikujtojmë, Jessica e bukur doli para altarit me Justinin 38-vjeçar në vitin 2012 dhe ata e kanë djalin katërvjeçar Silas Randall. Justin është një nga këngëtarët më të popullarizuar të kohës sonë, i cili u bë i famshëm me boy bendin NSYNC, ndërsa në fillim të këtij viti njoftoi se do t’i reduktojë turnetë nëpër botë që të kalojë më shumë kohë me familjen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme