Iniciohet një peticion i çuditshëm për zëvendësimin e Hugh Jackam me Danny DeVito

Iniciohet një peticion i çuditshëm për zëvendësimin e Hugh Jackam me Danny DeVito

24 May 2019 09:21

Aktori i popullarizuar i Hollywoodit, 74-vjeçari Danny DeVito, ka mbetur në kujtimet tona me rolet e paharrueshme në filmat si “Throw Momma from the Train” dhe si keqbërësi Penguin në "Batman", por a do të mundë ta luajë ai mutantin muskulor me kthetrat e pathyeshme, Wolverine, në vazhdimin e ri të X-Men? Fansat e tij janë të bindur se do të mundej. Në fakt, ata mendojnë se nuk ka aktor më të mirë për këtë. Kështu, ata e iniciuan një peticion të çuditshëm në sajtin Change.org, të cilin e kanë nënshkruar më shumë se 10.000 persona, ku kërkojnë që Danny DeVito ta zëvendësojë aktorin 50-vjeçar, Hugh Jackman, në rolin e këtij heroi të popullarizuar aksion, shkruan KOHA Ditore

"Ai është i vetmi njeri që mund ta trashëgojë fronin pas Hugh Jackmanit. Nëse Wolverine do të shfaqet përsëri në botën e Marvel në ekranin e madh, i vetmi që mund ta luajë atë është Danny DeVito", shkruajnë fansat në sajt. Një komentues shtoi: "Unë personalisht mendoj se Danny është një Wolverine i vërtetë". T’ju rikujtojmë, Jackman e luajti i fundit Wolverine në filmin 'Logan' në vitin 2017, dhe pas kësaj hoqi dorë nga roli për shkak se ai u bë fizikisht shumë kërkues. Producenti i franshizës së 'X-Men' Lauren Shuler Donner kohët e fundit tha se Hugh kishte ushtruar shumë dhe kishte ngrënë ushqime të pasura me proteina çdo dy orë për ta shtuar masën e nevojshme të muskujve, dhe ai është edhe nga natyra një mashkull me trup vital, ndërsa me kohë ka ardhur në një moshë kur një regjim i tillë është i mbingarkuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme