Seriali “His Dark Materials” prezantohet me fragmentet e para

Seriali “His Dark Materials” prezantohet me fragmentet e para

23 May 2019 13:42

Këtë javë e kemi pasur mundësinë t’i shohim pamjet e para të adaptimit të trilogjisë “His Dark Materials” nga autori Philip Pullman, të cilën për ekranet e vogla e kanë punuar së bashku BBC dhe HBO.

Seria epike është në fakt një histori e rritjes dhe e ndjek jetën e dy fëmijëve që e gjejnë rrugën e tyre përmes botëve të ndryshme paralele, shkruan KOHA Ditore.

Gjykuar nga trileri, seria e re do të jetë shumë e mirëpritur, sepse duket e mahnitshme me të gjitha personazhet e ndryshme duke përfshirë shtrigat, demonët dhe arinjtë e blinduar polarë, ndërsa tema e serisë merret me konceptet e fizikës, filozofisë dhe teologjisë.

Seria është vendosur në një botë në të cilën shpirtrat njerëzorë manifestohen si kafshë që e ndryshojnë formën, të quajtur "daemonë". Ngjarja bën fjalë për vajzën e quajtur Lyra Belacqua, një jetime e cila është në kërkim të miqve të saj të rrëmbyer dhe misioni i saj e çon në vende të ndryshme të pazakonta dhe përballet me një armik të tmerrshëm.

Që kur dolën në vitet e nëntëdhjeta, librat janë bërë mjaft të popullarizuara dhe madje e kemi pasur një përshtatje filmike në formën e filmit “Golden Compass” nga viti 2007, i cili nuk e mahniti aq publikun dhe kritikët dhe as nuk i përmbushi pritjet në box office kështu që tani shpresohet t’i korrigjojnë të gjitha të metat nga kjo seri.

Në seri luajnë James McAvoy, Ruth Wilson, Lin-Manuel Miranda dhe ylli 14-vjeçar i serisë Dafne Keef. Seria tashmë e ka marrë dritën e gjelbër për sezonin e dytë, por ende nuk dihet se kur arrin në ekranet e vogla sezoni i parë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme