Ish-supermodelistja kurrë më e dobët

Ish-supermodelistja kurrë më e dobët

23 May 2019 10:41

Ish-supermodelistja Claudia Schiffer i ka brengosur adhuruesit duke u shfaqur në premierën e filmit “Rocketman”. Kjo 48-vjeçare është tmerrësisht e dobët. Edhe pse është e njohur për figurën e saj të brishtë, madje edhe adhuruesit më të frustruar u befasuan pak nga pamja e saj në qilimin e kuq përpara kinemasë Odeon të Londrës në Leicester Square.

Me këtë rast, Claudia e kishte veshur një fustan të bukur me ngjyra të gjalla, në të cilin dominonte ngjyra e kaltër e çelët, duke e theksuar belin e ngushtë me një rrip metalik me thumba në formë yjesh. Flokët i kishte të lëshuara dhe të valëzuara lehtë, ndërsa stajlingun e kishte plotësuar me një qafore argjendi dhe unazë, shkruan KOHA Ditore.

Image

T’ju rikujtojmë, ish-modelistja tashmë në disa raste e kishte brengosur publikun për shkak të dobësisë së saj ekstreme, ndërsa herën e fundit u bë bujë kur ajo u shfaq në festivalin e Kanës vetëm disa muaj pas lindjes së vajzës Cosima Violet dhe e tronditi botën me dobësinë e saj. Me këtë rast ajo tha se "para shtatzënisë duhej të bënte kujdes për çdo ushqim, të ushtronte me trajnerët personal dhe t’i shmangte ëmbëlsirat." Por, që kur ka lindur dhe filloi me gjidhënie, të gjitha kilogramët e tepërt janë shkrirë, raportoi atëherë revista Vogue. "Mund të ha çdo gjë që dua, dhe nuk ha mjaftueshëm, automatikisht dobësohem", e pranoi ajo, dhe kështu shkaktoi xhelozi tek nënat në mbarë botën, që vuajnë nga problemi krejtësisht i kundërt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme