Keanu Reeves konfirmohet për “John Wick 4”

Keanu Reeves konfirmohet për “John Wick 4”

23 May 2019 08:40

Franshiza e Keanu Reeves, “John Wick” do të kthehet me kapitullin e katërt në vitin 2021.

Pas publikimit të pjesës së tretë në seri, “John Wick: Chapter 3 – Parabellum”, më herët këtë muaj, drejtuesit në Lionsgate njoftuan të hënën se ia kanë dhënë dritën e gjelbër një tjetër filmi, aktualisht të titulluar John Wick: Chapter 4.

Filmi është planifikuar tashmë për t'u shfaqur më 21 maj 2021, ndërsa njoftimi u bë përmes një mesazhi tekstual për adhuruesit të cilët ishin abonuar për lajme rreth filmave.

" You have served. You will be of service (E keni kërkuar, dhe do ta shikoni). John Wick: Chapter 4 po vjen - 21 maj 2021," thuhet në mesazh, duke iu referuar një citati që përsëritet gjatë Chapter 3, shkruan KOHA Ditore.

Në vazhdimin e tretë në franshizën aksion/neo-noir, Reeves 54 vjeçar kthehet si personazhi titullar, me regji të Chad Stahelskit. Në filmin ku luajnë edhe Halle Berry, Laurence Fishburne, Angelica Huston dhe Ian McShane, bëhet fjalë për ish-vrasësin Wick pasi ai kalon në arrati pas vrasjes së një anëtari të organizatës ndërkombëtare të vrasësve.

Në fundjavën e tij të hapjes, filmi i inkasoi 57 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe Canada, duke e mposhtur Avengers: Endgame të Marvel dhe duke e marrë vendin e parë në biletari.

Përveç se po punon në një film të ri, Reeves është në fazat e para-produksionit të filmave “The Starling” dhe “Rally Car”, dhe do ta përsërisë një nga rolet e tij më të famshme të Ted Logan, në filmin e ri “Bill & Ted”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme