Mel B për Eddie Murphyn: “Ishte dashuria e jetës sime”

Mel B për Eddie Murphyn: “Ishte dashuria e jetës sime”

22 May 2019 14:30

Anëtarja e pop bendit nga vitet '90, “Spice Girls”, Melanie Brown, ishte e ftuar në emisionin televiziv të Piers Morgan, ku me udhëheqësin foli për lidhjen e saj turbulente me aktorin e Hollywoodit, Eddie Murphy. Këngëtarja 43-vjeçare e njohur me pseudonimin Mel B, e ka pranuar se para përfundimit të lidhjes së saj me komedianin e njohur kishte shumë pak gjëra të mrekullueshme, dhe shumë hidhërime dhe zemërime. Lidhja përfundoi në grindje, aq shumë sa që aktori nuk deshi ta pranonte atësinë për vajzën Angel, tani 12-vjeçare.

"Të dy jemi fajtorë. E them këtë publikisht, ndërsa ai edhe sot nuk ka ndaluar së kërkuari falje për veprimet e tij", theksoi këngëtarja në të njëjtin emision, duke vazhduar: "Ai me të vërtetë do të donte të mos e kishte thënë kurrë këtë, për shkak se ky fëmijë ishte planifikuar. Ne e planifikuam këtë fëmijë së bashku dhe e donim, por në një moment gjithçka shkoi keq. "

"Ai do të jetë përgjithmonë dashuria e jetës sime", përfundoi ajo në fund.

Përveç Angel 12-vjeçare nga lidhja me Eddie Murphy, Melanie i ka edhe dy vajza të tjera. Madison shtatëvjeçare nga martesa me producentin e filmit Stephen Belafonte dhe Phoenix 20-vjeçare, nga martesa e saj me valltarin Jimmy Gulzar, shkruan KOHA Ditore.

T’ju rikujtojmë, disa vjet më parë, këngëtarja e akuzoi Stephenin 44-vjeçar për abuzim emocional dhe fizik, për çfarë u detyrua ta kërkojë ndihmën e një specialisti për çrregullim të stresit post-traumatik. Shkurorëzimi u finalizua në vitin 2017.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme