
Turneu hologramik i Whitney Houston sjell vëllanë e saj dhe anëtarët e tjerë të bendit
Bendi origjinal i Whitney Houston dhe këngëtarët mbështetës janë angazhuar për të performuar në turneun e ardhshëm hologramik.
Menaxherja dhe kunata e yllit të ndjerë të soulit, Pat Houston, ka zbuluar se përfaqësuesit e trashëgimisë së saj e kanë nënshkruar një marrëveshje të re me Primary Wave Music Publishing për një koncert të madh live, ku do të shfaqet si hologram kënga I Will Always Love You, vëllai i saj Gary, dhe shumë fytyra të tjera të njohura që udhëtuan me Whitney.
Pat shpreson se turneu, dhe një album i ri post-hum, do t'ua kujtojë fansave se çfarë talenti i madh ishte kunata e saj.
"Njerëzit kishin harruar se sa e madhe ishte ajo. Ata lejuan që të gjitha gjërat personale në lidhje me jetën e saj ta vënin në hije faktin se pse ata u dashuruan në të në radhë të parë", thotë ajo.
Projektet e tjera të mundshme me Primary Wave përfshijnë një muzikor në Broadway, shkruan KOHA Ditore.
Ky koncert pason turnetë e suksesshme hologramike të ngjashme me ato të Ronnie James Dio dhe Roy Orbsion, ndërkohë që është duke u përgatitur edhe një turne me Amy Winehouse.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.