Showbiz

Kush do të jetë Batmani i ri

Në botën e filmit të projekteve të shumëpritura gjithmonë me padurim pritet të shihet se kush do ta marrë rolin kryesor, veçanërisht nëse ky rol është i një prej personazheve më të famshme të stripave. Batmani i ri, trilogjinë e re të të cilit do të duhej ta drejtojë Matt Reeves, është në prag të përzgjedhjes së aktorit të ri.

Nga burime të ndryshme vijnë informacionet që Robert Pattinson, tinejxheri i përjetshëm nga saga Twilight, tashmë është zgjedhur që ta bartë pelerinën e zezë, por mësojmë se ky informacion ende nuk është konfirmuar, dhe se për këtë rol ai është duke “luftuar” me Nicholas Hoult.

Image

Pattinson dhe Hoult janë në përzgjedhjen e ngushtë për rolin e Bruce Wayne të ri, dhe thuhet se Pattinson e ka një avantazh të vogël krahasuar me Hoult, të cilin do ta shohim në rolin e Tolkien dhe përsëri në filmat e X-Men.

Reeves, i cili e mori përsipër regjinë e filmave për Batmanin nga vetë Batmani, Ben Affleck, pasi që ky i fundit u largua nga roli dhe regjia e filmit, së shpejti do të duhet ta përzgjedhë heroin e tij, sepse me produksionin duhet të fillojë nga fundi i këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Warner Bros i ka dhënë Reevesit mjaft kohë për ta shkruar skenarin me shpresën se ai do ta bëjë këtë punë si duhet, veçanërisht pas zhgënjimit që e sollën filmat “Batman v Superman” dhe “Suicide Squad”.

Se a do t’ia kthejë Reeves lavdinë e vjetër të Batmanit dhe a do ta ekranizojë atë mirë Pattinson/Hoult, këtë do ta zbulojmë më 25 qershor 2021, kur filmi do të mbërrijë në kinema.