Showbiz

Keanu Reeves e pranon se ishte i dashuruar në Sandra Bullock...

Aktori Keanu Reeves (54) qysh në vitin 1994 luajti me Sandra Bullockun (54) në filmin 'Speed'. “Kimia” në set nuk mungoni, gjë që aktori ia pranoi udhëheqëses Ellen DeGeneres (61) ndërsa ishte i ftuar në emisionin e saj. Keanu zbuloi se ai ishte dashuruar në Sandrën, por nuk donte të bënte asgjë për këtë sepse donte të mbetej profesionist.

Udhëheqësja pastaj ia lëshoi aktorit një klip në të cilin Sandra e pranon se edhe asaj i pëlqente Keanu.

“Pranë tij e kisha të vështirë të qëndroja serioze, veçanërisht kur më shikonte. Megjithatë, me sa duket atij nuk i pëlqente diçka tek unë, prandaj nuk patëm lidhje”, - tha Bullock, duke aluduar se dashuria nuk ishte e dyanshme.

Image

Ellen e pyeti Keanun nëse ai e dinte se i pëlqente Sandrës.

“Nuk e kisha asnjë ide, siç edhe ajo nuk e dinte se më pëlqente mua”, - tha ai me buzëqeshje.

Edhe pse nuk donte ta bënte hapin e parë për shkak të profesionalizmit, aktori ia pranoi udhëheqëses se disa herë i është “dorëzuar” romantikës në vendin e punës. Megjithatë, ai nuk deshi t’i zbulonte detajet.