Mel Gibson i do Michael Fassbender, Jamie Foxx, Peter Dinklage për ribërjen e “ The Wild Bunch”

Mel Gibson i do Michael Fassbender, Jamie Foxx, Peter Dinklage për ribërjen e “ The Wild Bunch”

21 May 2019 10:35

Mel Gibson dëshiron të angazhojë Michael Fassbender, Jamie Foxx dhe Peter Dinklage në projektin e tij të ardhshëm regjisorial, ribërjen e “The Wild Bunch”.

Aktori dhe regjisori tashmë e ka një treshe filmike që do t’i shfaqë si pako në Festivalin e Filmit në Cannes në Francë, por tani ai po planifikon të kthehet prapa kamerës pas filmit të vet “Hacksaw Ridge” nga viti 2016.

Sipas Deadline, Fassbender, Foxx dhe Dinklage janë në bisedimet e hershme për t'u bashkuar me The Wild Bunch, një ripërtëritje kjo e uesternit të vitit 1969 të Sam Peckinpah, i cili bën fjalë për një grup të kriminelëve të moshuar derisa e bëjnë punën e tyre të fundit të madhe, shkruan KOHA Ditore.

Gibson e ka shkruar skenarin me Brian Bagby, ndërsa Jerry Bruckheimer është caktuar ta bëjë produksionin e filmit të Warner Bros.

Produksioni pritet të fillojë këtë vjeshtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme