Showbiz

Schwarzenegger nuk ngre akuzë kundër personit që e shqelmoi në Afrikën e Jugut

Arnold Schwarzenegger nuk planifikon të ngre kallëzim penal kundër personit që e ka sulmuar atë nga prapa në një aktivitet sportiv në Afrikën e Jugut.

Një mashkull i paidentifikuar u regjistrua nga kamerat duke u hedhur në yllin e Terminatorit në Arnold Classic Africa në Johannesburg të premten (17 maj), ndërkohë që aktori po nënshkruante autografe dhe po pozonte për fotografi me fansat.


Lexoni edhe: 

Arnold Schwarzenegger shkelmohet nga prapa nga një person në Afrikë të Jugut [video]


Fuqia e goditjes fluturuese e shtyu 71-vjeçarin përpara në turmë, por ai më pas u largua nga incidenti, duke shkruar në Twitter të shtunën për t’i siguruar fansat se ai është mirë, shkruan KOHA Ditore.

"Ju faleminderit për shqetësimet tuaja, por nuk ka asgjë për t'u shqetësuar," shkroi ai. "Mendova se u shtyva nga turma, gjë që ndodh shpesh. E kuptova se u godita vetëm kur e pashë videon si të tërë. Jam i kënaqur që idioti në fjalë nuk e ndërpreu Snapchat-videon time".

Schwarzenegger ka njoftuar se nuk do të ngre akuza kundër fansit të çmendur, i cili u zaptua nga zyrtarët e sigurisë pas sulmit dhe u dorëzua në polici.

"Shumë prej jush keni kërkuar, por nuk do të ngre akuza", tweetoi ai të dielën. "Shpresoj se kjo ishte një thirrje zgjimi, dhe se ai e kthen jetën e tij në rrugën e duhur. Por unë po vazhdoj dhe do të përqendrohem më shumë në mijëra atletë të mëdhenj që i takova në @ArnoldSports Africa".