Showbiz

Madonna prononcohet në Instagram me mesazh për të gjithë kritikët

Pas paraqitjes në finalen e Eurosongut, të shtunën, mbretëresha e popit Madonna mori shumë kritika. Megjithatë, ajo vendosi që nëpërmjet Instagramit t'u përgjigjet të gjithë atyre që dhanë komente negative për performancën e saj.

Ajo në profilin e saj në Instagram e postoi një foto të saj me mbulesë të zezë syri me X, që është shenjë mbrojtëse e materialit të saj të ri në studio, kurorën e diamantit, por është veçanërisht interesante se i ka vënë duart mbi veshë.

"Madam X nuk dëgjon asgjë të keqe", shkroi Madonna shkurtimisht në një postim në Instagram, përcjell KOHA Ditore.

Shumë komente negative u dhanë edhe pak para performancës pas thashethemeve se performanca e Madonnës do të ishte plot me mesazhe fetare dhe politike, gjë që do të mundë të shkaktonte kontroverse në Izrael, i cili këtë vit ishte nikoqir i “Eurosongut”.

Ajo kishte njoftuar më herët se do ta këndonte hit singlin e saj "Like A Prayer" për ta shënuar 30 vjetorin e ekzistencës së tij.

"Kënga për përkushtimin religjioz e cila këndohet në këtë pjesë të botës në këtë moment mund të jetë mjaft ndezëse", tha një burim i brendshëm për Daily Mirror.

Në fillim të performancës së këngës së saj të parë, Madonna zbret poshtë shkallëve të skenës në një fustan kishtar. Pastaj e këndon singlin e saj të ri "Future" me reperin amerikan Quavo, por si "Future" ashtu edhe "Like A Prayer", hasën në reagime negative nga kritikët që konsiderojnë se zëri i Madonnës nuk është ai që ishte dikur.