Gjon Muharremaj ngre në këmbë jurinë dhe publikun në “The Voice” të Francës

Gjon Muharremaj ngre në këmbë jurinë dhe publikun në “The Voice” të Francës

20 May 2019 10:40

Një tjetër talent shqiptar po shkëlqen në skenat europiane. Bëhet fjalë për të riun Gjon Muharremaj, i lindur dhe i rritur në Zvicër.

Ai njihet me emrin artistic Gjon’s Teras dhe është një nga talentet që ka marrë pjesë në “The Voice” në Francë, ku ka mahnitur jurinë dhe publikun me zërin e tij.

Këtë zgjedhje ai e ka bërë për shkak të gjyshit që ishte emocionuar shumë nga hera e parë kur Gjoni, asokohe fëmijë, kishte nisur të interpretonte një këngë, shkruan Shekulli.

Babai i Gjonit është kosovar dhe nëna është nga Tirana.

Djaloshi tejet i talentuar e flet një shqipe të pastër dhe mesa duket i ka vënë vetes qëllim qe zëri t`i dëgjohet në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Gjoni ka qenë duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor “Babi”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme