Showbiz

Ronaldo me 100 milionë ndjekës në Instagram

Descriptive Text

Pak ditë pasi arriti shifrën rekorde prej 400 golave të realizuara me fanellën e Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka arritur një shifër “magjike”, por këtë herë në rrjetin social Instagram.

Ylli portugez ka siguruar 100 milionë ndjekës në Instagram.

Ronaldo është në mesin e pesë personaliteteve që kanë mbi 100 milionë ndjekës në këtë rrjet social.

Listës i prin Selena Gomez me 199 milionë. Pas saj është Ariana Grande me 104 milionë. Taylor Swift dhe Beyonce kanë nga 101 milionë ndjekës.

Image