“Rick dhe Morty” kthehet në ekranet e vogla

“Rick dhe Morty” kthehet në ekranet e vogla

19 May 2019 14:11

Në maj të vitit 2018 mësuam lajmin se seriali i animuar “Rick and Morty” do të kthehet me sezonin e katërt dhe mund t’i presim deri në 70 episode gjatë disa viteve të ardhshme. Pyetja e vetme e cila mbeti e hapur ishte: kur vjen sezoni i katërt?

Adult Swim, rrjeti televiziv i cili qëndron prapa serisë së shkëlqyer, vendosi t’i disponojë adhuruesit dhe publikoi një video në të cilën Rick dhe Morty paralajmërojnë kthimin e tyre.

“Rick and Morty” do të kthehet këtë nëntor, edhe pse data e saktë e premierës së sezonit të katërt tani për tani nuk është zbuluar, shkruan KOHA Ditore.

Sezoni i tretë e pati episodin e fundit në tetor të vitit 2017, ndërsa autorët e serisë Dan Harmon dhe Justin Roiland folën haptazi për angazhimin në krijimin e serisë e cila është e mprehtë dhe satirike, siç janë edhe Rick dhe Morty. Por ata premtuan se do të bëjnë më shumë episode dhe t'i japin vetes kohë që gjithçka të jetë ashtu siç duhet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme