Stallone me plan të ri të arratisjes

Stallone me plan të ri të arratisjes

19 May 2019 11:10

Po, ekziston “Escape Plan 3” dhe ai vjen në qershor. Aksion trileri “Escape Plan” nga viti 2013 ishte realizimi i shumë ëndrrave: Sylvester Stallone dhe Arnold Schwarzenegger së bashku në film në rolet kryesore. Filmi kaloi mjaft mirë derisa nuk mbërriti “Escape Plan 2: Hades” në të cilin Stallone në rolin e Ray Breslin edhe një herë e pranoi sfidën e karrierës dhe duhej ta shpëtonte mikun nga burgu më i sigurt i ndërtuar ndonjëherë. Filmi mori kritika dhe vlerësime të tmerrshme dhe i fitoi vetëm 16 milionë dollarë (buxheti i tij ishte rreth 20 milionë).

Askush nuk e priste vazhdimin, por një vit pas filmit të dytë mbërriti edhe pjesa e tretë e cila gjithashtu do të publikohet direkt edhe në DVD dhe në media të tjera. Dave Bautista dhe Curtis "50 Cent" Jackson do t’i përsërisin rolet e tyre Trent DeRose dhe Hush, ndërsa Jaime King do ta luajë përsëri Abigail Ross. Në rolet e tjera paraqiten Harry Shum Jr., Devon Sawa, Daniel Bernhardt, Malay Jow dhe Russell Wong, shkruan KOHA Ditore.

Në këtë vazhdim, Ray është angazhuar që nga burgu i tmerrshëm letones ta nxjerrë vajzën e rrëmbyer të manjatit të Hong-Kongut, ndërsa kjo komplikohet kur edhe Abigail rrëmbehet. Ray dhe ekipi i tij (Bautista dhe 50 Cent) duhet të shkojnë në misionin vdekjeprurës të shpëtimit në të cilin ata do të përballen me një armik të rrezikshëm...

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme