Showbiz

Dalin pamjet që dëshmojnë se legjenda e Formula 1 Michael Schumacher është shëruar

Familja e pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher, për herë të parë pas aksidentit të cilin e përjetoi në vitin 2013, u lejoi kamerave hyrjen në vilën familjare në të cilën ai po shërohet.

Regjisorët gjermanë Mihael Veh dhe Hans-Bruno Kamertens, me mbështetjen e plotë të familjes së gjermanit të famshëm, e xhiruan dokumentarin "Schumacher".

Në dokumentar do të përfshihen pamjet e papublikuara arkivore nga jeta e pilotit të njohur, si dhe dëshmitë e anëtarëve më të afërt të familjes, bashkëshortes Corina dhe babait Rolf Schumacher. Premiera e filmit është caktuar për 5 dhjetor të këtij viti, shkruan KOHA Ditore.

T’ju rikujtojmë, në vitin 2013 Michael Schumacher e përjetoi një aksident gjatë skijimit në Alpet franceze, pas të cilit për gjashtë muaj ishte në komë të detyruar. Për shkak të lëndimit të rëndë të kokës, ai mbeti i paralizuar dhe kurrë më nuk do të jetë në gjendje të ecë. Pas dy vjetësh, ai filloi të shfaqte shenja të zgjimit dhe të vetëdijes, por përparimi nga ai moment ishte fare minimal. Kohët e fundit mediat e huaja njoftuan se gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm. Supozohet se Schumacher nuk është më i lidhur për shtrati dhe nuk ka nevojë për tuba për marrjen e ushqimit.