Princesha norvegjeze e dashuruar në një shaman

Princesha norvegjeze e dashuruar në një shaman

17 May 2019 21:06

Princesha norvegjeze Martha Louise (47) ka shokuar kohët e fundit publikun kur në rrjetet sociale njoftoi se është në lidhje me shamanin Durek, emri i vërtetë i të cilit është Derek Verrett (44). Princesha nuk tregoi se si u takuan, por ata thuhet se janë në lidhje nga nëntori i kaluar.

Shamani disa ditë më parë ateroi në Oslo me dy mbesa, ndërsa në aeroport u prit nga princesha. Çifti së shpejti e fillon turneun nëpër pesë qytete skandinave - Stavanger, Tromsø, Oslo, Kopenhagen dhe Fredrikstad, ku do të mbajë seminare, punëtori dhe meditime të quajtura "Princesha dhe shamani" dhe "Hyjnia e aktivizuar", ndërsa çmimi është në mes 56 dhe 120 Euro.

“Të dashurohej në klienten ishte gjëja e fundit në mendjen e Durek Shamanit, por tërheqja midis atyre të dyve ishte fatale. Që të dy besojnë se janë njohur gjatë shumë jetëve të tyre të mëparshme dhe se në këtë jetë mund të ndihmojnë në trajtimin e botës me fisin e tyre, ndjekësit e tyre. Durek beson se ai ka qenë mbret në jetën e tij të kaluar dhe se ai dhe princesha Martha ishin bashkëshort e bashkëshorte në jetë të shumëfishta”, - tha një burim për Daily Mail. Dhe derisa çifti është i dashuruar, publiku nuk është shumë i gëzuar që princesha, siç thonë ata, “është ngatërruar” me shamanin, shkruan KOHA Ditore.

“Kjo është krejtësisht e papërshtatshme për një princeshë, por mirë... dashuria nuk pyet”, - komentuan fansat, por as princesha nuk u “mbeti borxh”. Ajo reagoi shumë shpejt përmes rrjeteve sociale.

“Kur e takoni shpirtin binjak, thjesht e dini. Kam pasur mjaft fat që unë e kam takuar timin. Shaman Durek ma ka ndryshuar jetën. Për shkak të tij e kuptova se çfarë do të thotë të jesh e dashuruar pa kushte. Ai më pranon pa asnjë pyetje apo frikë dhe gjithmonë më bën të qesh. Ndihem shumë e lumtur dhe e bekuar që ai është i dashuri im. Faleminderit i dashur që më ke përfshirë kaq bujarisht në familjen tënde. Të dua më shumë se përjetësia. Ndërsa ata që e ndjejnë nevojën të më kritikojnë i porosis: 'Nuk ju takon juve të më gjykoni. E zgjodha atë nga dashuria. Shaman Durek është vetëm një njeri me të cilin dua të kaloj kohë dhe i cili më plotëson. I falënderoj të gjithë për respektimin e vendimeve të mia dhe për zgjedhjen e partnerit. E gjitha që unë e di në këtë pikë është se duhemi dhe se jam shumë e lumtur” - shkroi ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme