Showbiz

Pamela Anderson për herë të parë në kopertinën e “Vogue” në moshën 51- vjeçare

Pamela Anderson është bërë femra e kopertinës së Vogue në moshën 51-vjeçare.

Ish-ylli i “Playboyt” e bëri debutimin e saj duke pozuar në tri kopertina për numrin e qershorit të “Vogue Czechoslovakia”.

Image

Për serinë e kopertinës, të fotografuar nga Dan Beleiu në Cassis të Francës, ish-ylli i Baywatchit i bëri disa poza “të nxehta”, duke përfshirë një foto në të cilin ajo pozon në një fustan transparent pa të brendshme, shkruan KOHA Ditore.

Image

Dhe në intervistën shoqëruese, aktivistja e kamotshme e të drejtave të kafshëve diskutoi për shfrytëzimin e famës së saj për t’i sensibilizuar çështjet e ndryshme, për frikën e saj mbi ndryshimet klimatike dhe qëllimin e saj për ta bërë aktivizmin "glamuroz".

"Zgjohem çdo ditë e vendosur që t’i ndihmoj njerëzit", tha ajo për botimin. "Por duhet të “rimbushemi” me argëtim. Ta bëjmë aktivizmin zbavitës. Dhe glamuroz".