Mbërrin versioni i ri i filmit “Honey, I Shrunk the Kids”

Mbërrin versioni i ri i filmit “Honey, I Shrunk the Kids”

16 May 2019 10:06

Gjatë viteve të fundit Disney i ka hapur arkivat e veta dhe prej aty i ka nxjerrë filmat që ishin të shkëlqyer në një format për t’i bërë përsëri, por në një format tjetër, si për shembull, Lion King, Jungle Book dhe Cinderella.

Tani Disney thuhet se po planifikon ta sjellë në jetë edhe klasikun e njohur për fëmijë “Honey, I Shrunk the Kids”, ndërsa në rolin kryesor do të duhej të shfaqet Josh Gad.

Në internet u përhap lajmi se filmi i ri është në plan, një film ky që njëkohësisht do të shërbejë si një lloj vazhdimi i origjinalit dhe do të ishte reboot i tij.

Image

Në filmin origjinal të vitit 1989, me regji të Joe Johnston, në rolin kryesor ishte Rick Moranis. Ai e luajti Wayne Szalinskyn, shkencëtarin i cili i zvogëlon aksidentalisht fëmijët e tij (së bashku me disa fëmijë të tjerë) në madhësinë e monedhës. Ata duhet të kalojnë nëpër oborrin e tyre për të shkuar në shtëpi, dhe kjo është një aventurë e vërtetë duke i marrë parasysh insektet dhe pengesat e mëdha që u dalin përpara, shkruan KOHA Ditore.

Filmi i ri, i titulluar aktualisht “Shrunk”, Josh Gadinin do ta sillte në rolin e Nick Szalinskit, djalin e rritur të Wayne. Ngjarja do të ndodhte në të njëjtën botë, ndërsa këtë herë Nick do të jetë i ati që i zvogëlon fëmijët e tij.

Disney është aktualisht në kërkim të një regjisori, ndërsa filmi planifikohet të punohet për kinema, dhe jo për shërbimin streaming Disney+, i cili do të fillojë me punë së shpejti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme