"Spastrimi" i ri arrin në vitin 2020

"Spastrimi" i ri arrin në vitin 2020

16 May 2019 07:05

Mbërrin edhe filmi i pestë i serisë "The Purge". Pasi që vitin e kaluar filmi i katërt “The First Purge” u bë horrori me fitimin më të lartë, franshiza po kthehet dhe atë e udhëhequr nga regjisori James DeMonaco i cili do ta shkruajë skenarin edhe për filmin e ri.

Katër filma i fituan gjithsej 457 milionë dollarë në mbarë botën, ndërsa gjithçka filloi në vitin 2013 me filmin e parë. Filmi është vendosur në një të ardhme dystopiane në të cilën një herë në vit ekziston një periudhë 12-orëshe kur të gjitha format e krimit janë të lejuara, madje edhe vrasjet. Në filma luajtën aktorët e famshëm si Ethan Hawke, Lena Headey, Marisa Tomei, Frank Grillo, Lakeith Stanfield dhe Michael K. Williams, shkruan KOHA Ditore.

Image

Për shkak të suksesit të madh të filmave në prill të vitit 2017 u paralajmërua seria televizive me po të njëjtin titull e cila arriti sukses solid. Sezoni i parë e pati premierën më 4 shtator vitin e kaluar për t'u rinovuar në nëntor për sezonin e dytë. Në serial në rolet kryesore luajtën Gabriel Chavarria, Hannah Emily Anderson dhe Amanda Warren.

Filmi i ri me një titull tani për tani të panjohur në kinema do të duhet të mbërrijë më 10 korrik 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme