La Toya Jackson tani i ngjan vëllait të saj Michael më shumë se kurrë

La Toya Jackson tani i ngjan vëllait të saj Michael më shumë se kurrë

15 May 2019 21:03

Me një fytyrë të panatyrshme dhe të shtrënguar, me shumë grim, një trup të dobët dhe me dashuri të qartë për kirurgjinë plastike, këngëtarja La Toya Jackson (62) gjithnjë e më shumë po i ngjan vëllait të saj të ndjerë Michael Jackson. Megjithëse mediat thonë se ajo nuk e ka zbardhur lëkurën si mbreti i popit, për shkak të operacioneve ajo është bërë pothuajse e panjohshme.

Ajo ishte dikur bukuroshe dhe tërhiqte shikime me një shtat të fuqishëm, ndërsa tani, siç thonë fansat, dallohet vetëm për nga sytë e errët dhe buzëqeshja.

Ajo e filloi karrierën në televizion në shumë emisione, më vonë publikoi edhe albume dhe u mor me vallëzim. Jeta e saj u shënua nga dramat. Ajo nuk kishte fat në familje, dhe as në dashuri. Meshkujt e plaçkitnin, abuzonin, e nxisnin të xhironte film pornografik...

Nga babai i ndjerë, menaxheri muzikor Joe Jackson, filloi e gjitha. Joe i kishte maltretuar të gjithë fëmijët, i shtynte të ushtronin, këndonin, vallëzonin gjithë ditën dhe natën. Në vend të një babai të kujdesshëm, ata e kishin një 'përbindësh' i cili i trajnonte, rrihte dhe abuzonte, shkruan KOHA Ditore.

Motra e Michael Jackson në një rast foli edhe në lidhje me martesën e saj me të ndjerin Jack Gordon, i cili ishte gjithashtu menaxher i saj shumëvjeçar. Për të, thotë ajo, u martua me forcë në vitin 1989.

Gordoni pas martesës nuk e lejoi të komunikonte shumë me familjen e saj dhe shpesh dinte të ngrinte dorë në këngëtaren prandaj ajo shpesh edhe rrihej. Martesa e dhunshme përfundoi me shkurorëzim pasi që ai kërkoi nga ajo të xhironte filma pornografikë nën produksionin e tij.

“Ai më mbylli në dollap, nuk guxoja të lexoja revista, dhe sapo më kapte se si flisja në telefon më rrihte”, – e pranoi hapur këngëtarja. Ajo tha se ai edhe e kërcënonte me vdekje të anëtarëve të familjes së saj dhe se në një rast e kishte goditur aq keq sa që ajo kishte mbetur pa vetëdije.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme