Keanu Reeves “lë gjurmë” në Hollywood

Keanu Reeves “lë gjurmë” në Hollywood

15 May 2019 20:02

Keanu Reeves i ka vënë gjurmët e duarve dhe këmbëve në trotuarin jashtë TCL Chinese Theater në Hollywood, të martën.

Pak para daljes së filmit të tij të tretë “John Wick”, aktori e bllokoi Hollywood Boulevard, ndërsa fansat u mblodhën për ta përshëndetur.

"Është një nder i madh të jem këtu dhe të ftohem në këtë vend të mrekullueshëm, historik dhe magjik", i tha Reeves turmës. "Të përfshihesh në mesin e të gjithë artistëve të pabesueshëm që i kanë lënë gjurmët e tyre gjatë 92 vjetëve të fundit, të jesh pjesë e kësaj tradite hollivudiane të nisur nga Sid Grauman gjithë ato vite më parë dhe e cila vazhdon edhe sot, për këtë ju falënderoj. Faleminderit shumë".

Image

"Kam qenë pjesë e disa filmave që janë mirëpritur dhe jam shumë mirënjohës. Ata e kanë ndryshuar jetën time. Më kanë dhënë jetë. Më kanë ofruar jetë. Dhe u jam shumë mirënjohës njerëzve që i kanë shijuar këta filma. Pa mbështetjen tuaj, unë nuk do të qëndroja këtu", shtoi Reeves.

Kolegu i Keanu nga filmat Matrix dhe John Wick, Laurence Fishburne, ishte në mesin e atyre që i duartrokitën aktorit në ditën e tij të madhe, shkruan KOHA Ditore.

Ai e quajti shokun e tij "një nga njerëzit më të mençur dhe më inteligjentë që ka takuar", duke shtuar: "Ai është një person shumë i ndjeshëm dhe i kujdesshëm, dhe ai është gjithashtu një artist i guximshëm dhe i pasionuar".

Kolegët e Keanu nga filmi “John Wick: Chapter 3 – Parabellum”, Halle Berry, Ian McShane, Lance Reddick dhe Asia Kate Dillon gjithashtu morën pjesë në ceremoninë e lënies së gjurmëve të duarve dhe këmbëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme