Angelina Jolie është përsëri Zana e së keqes

Angelina Jolie është përsëri Zana e së keqes

15 May 2019 19:01

Filmi “Maleficent”, i cili doli në vitin 2014, bënte fjalë për tregimin prapa Zanës "së keqe" meritore për ngjarjet që i dimë nga përralla mistike për Bukuroshen e Fjetur. U deshën disa vjet për ta bërë vazhdimin dhe tani më të fund kemi mundësi ta shohim edhe trailerin e parë për filmin “Maleficent: Mistress of Evil”.

Përmbledhja zyrtare e filmit e zbulon ngjarjen kryesore: Aventura fantastike e cila vazhdon disa vite pas Maleficent, në të cilën audienca mësoi në lidhje me ngjarjet që e ngurtësojnë zemrën e keqbërëses famëkeqe të Disney dhe që e shtyjnë që ta hedhë një mallkim në princeshën e porsalindur Aurora, Maleficent II vazhdon ta hulumtojë marrëdhënien komplekse mes zanës me brinj dhe princeshës së re e cila së shpejti do të bëhet mbretëreshë, ndërkohë që krijojnë aleatë të rinj dhe përballen me kundërshtarë të rinj në luftën e tyre për t’i mbrojtur krijesat magjike që jetojnë në këneta, shkruan KOHA Ditore.

Angelina Jolie kthehet në rolin kryesor, ndërsa Elle Fanning është përsëri Aurora, ndërsa sipas trailerit të parë si duket edhe në tregimin e ri Maleficent lufton me veten dhe ndjenjat e saj.

Fytyra të reja në ekipin e aktorëve janë Ed Skrein si keqbërës dhe Michelle Pfeiffer si mbretëresha Ingrith.

“Maleficent: Mistress of Evil” në kinema pritet më 18 tetor të këtij viti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme