Britney: “Babai më detyroi të pija tableta dhe të shkoja te psikiatri”

Britney: “Babai më detyroi të pija tableta dhe të shkoja te psikiatri”

15 May 2019 18:01

Këngëtarja Britney Spears e ka pranuar në gjykatë në Los Angeles se babai i saj, Jamie, e ka detyruar atë të marrë ilaçe të cilat ndikojnë fuqimisht në psikikë, dhe pastaj e ka dërguar atë në një institucion psikiatrik kundër vullnetit të saj, raporton The Sun. Nëna e saj 64-vjeçare, Lynn, e cila po lufton ta marrë kujdestarinë financiare dhe afariste të vajzës së saj nga duart e babait 66-vjeçar, i ka mbështetur pretendimet e saj. Thuhet se ato dolën nga gjykata duke u mbajtur për duar, ndërsa Britney ecte zbathur.

Sipas mediave, Britney i tha gjykatës se ajo vendosi ta ndalonte pirjen e ilaçeve që e mbanin mendërisht të qëndrueshme, por gjendja e saj u përkeqësua më pas. Kështu që Jamie e detyronte t’i merrte dhe më 3 prill kundër vullnetit të saj e dërgoi në një qendër të shëndetit mendor për çfarë, në bazë të kontratës së kujdestarisë që e mori në vitin 2008 pas krizës mendore të Britney, ai nuk kishte të drejtë. Këngëtarja në gjykatë kërkoi më shumë liri nga mbikëqyrja e babait, por gjyqtari nuk e miratoi këtë. Ai arriti në përfundimin se këngëtarja do të ekzaminohet nga një ekspert para se ta marrë ndonjë vendim, shkruan KOHA Ditore.

T’ju rikujtojmë, muajin e kaluar, fansat e Britney e nisën fushatën #FreeBritney me të cilën po përpiqen të dëshmojnë se ajo është nën kontrollin e babait të saj pa asnjë nevojë dhe madje edhe protestuan në rrugë. Frika e tyre u nxit nga vetë Britney, e cila pasi u largua nga psikiatria në rrjetet sociale njoftoi se po shërohej, por edhe se nuk i besonte asgjëje që po shkruhet për të.

Ajo krijoi konfuzion shtesë duke e akuzuar ish-menaxherin e saj Sam Lutfi se ia ka hakuar profilin dhe ka publikuar postime të rreme, por fansat ishin të bindur se Jamie qëndronte prapa kësaj. Në një rast, këngëtarja postoi fotografi në të cilat ushtron joga. Fansat nuk e besuan këtë. “Britney kurrë nuk ka vënë hapësira midis fjalive, vetëm vazhdoni të na bindni se ajo po i publikon këto”, ishte ky një nga komentet me të cilin shumë u pajtuan.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme