“Avengers” dhe “Spider-Man” përballen për çmimin e filmit më të mirë në MTV Awards

“Avengers” dhe “Spider-Man” përballen për çmimin e filmit më të mirë në MTV Awards

15 May 2019 17:59

Filmat e Marvel, “Avengers: Endgame” dhe “Spider-Man: Into The Spider-Verse” do të garojnë për filmin më të mirë të këtij viti në MTV Movie & TV Awards.

Të dy filmat do të konkurrojnë me “BlacKkKlansman”, “To All the Boys I’ve Loved Before”, dhe “Us” në ceremoninë e madhe muajin e ardhshëm.

“Game of Thrones” gjithashtu garon për një varg çmimesh të mëdha, duke përfshirë edhe atë të Serialit më të mirë. Ai do të garojë me “Big Mouth”, “Riverdale”, “Schitt’s Screek” dhe “The Haunting of Hill House”, shkruan KOHA Ditore.

Ndërkohë, ylli i “Game of Thrones”, Emilia Clarke, Lady Gaga, Lupita Nyong'o, Rami Malek dhe Sandra Bullock garojnë për çmimet për aktrim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme