Emi Bakija performon me të atin: Jam vajza e babit se është më i famshëm

Artan e Delfina Bakija të emocionuar rrëfejnë pse kishin vendosur ta kenë vetëm një fëmijë

14 May 2019 22:56
23:26

Këngëtari i muzikës popullore, Artan Bakija dhe gruaja e tij Delfina Alaj Bakija ishin mysafirë këtë të diele në emisionin Talk në KTV. Tema e diskutimit në këtë emision ishte, “Dy botë të ndryshme, por me shumë të përbashkëta”.

Përveç martesës, bashkëjetesës, e profesioneve të ndryshme është diskutuar edhe për sfidat me të cilat janë përballur si çift. E probleme të mëdha ka gjatë kohës së shtatzënisë Delfina Alaj Bakija, dhe tani kanë vetëm një fëmijë.

Pas shtatzënisë së parë kishin vendosur që të mbesin vetëm me një fëmijë, vajzën Emi. Ajo tregon se ishte shumë e vështirë që, “si nënë për herë të parë mos me qenë në gjendje me e mbajt fëmijën kur i zgjaste duart ishte shumë e vështirë”. E pse kanë vendosur të kenë vetëm një fëmijë, mund ta shikoni më poshtë rrëfimin emocionues të tyre.

22:56

Emi Bakija performon me të atin: Jam vajza e babit se është më i famshëm

Këtë të diele në emisionin Talk në KTV ishin të ftuar Artan Bakija së bashku me gruan e tij Delfina Alaj Bakija.

Tema e diskutimit ishte “Dy botë të ndryshme por me shumë të përbashkëta”.

Meqë Artan Bakija është artist ndërsa gruaja e tij Delfina është specialiste e protetikës stomatologjike, gjatë emisionit rrëfyen se të dy përveç se kanë profesione të ndryshme, njëri ka një punë me orar ndërsa tjetri pa ndonjë orar të caktuar.

Përkundër dy personaliteteve shumë të ndryshme megjithatë kanë shumë të përbashkëta, dhe jo rastësisht kanë 15 vite së bashku.

Hijeshia e emisionit ishte vajza e tyre e vetme Emi, e cila përveç se performoi me babanë e saj, tregoi se është më shumë vajza e babit apo e mamit.

Ajo po ashtu kishte edhe dy pyetje interesante për prindërit. Se si reaguan Artani dhe Delfina, se si u përgjigjen e kuptoni përmes linkut në vazhdim!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme