Showbiz

Stilisti ia kërkon pagesat e vonuara, Blac Chyna e kërcënon me thikë

Foto: Sky News

Modelja Blac Chyna, 31 vjeç, kishte më herët një grindje me stilistin e saj, por gjatë këtij vikendi debati mes tyre u përshkallëzua.

Të dy ishin në shtëpinë e modeles, në San Fernando Valley, Los Anxhelos.

Kur stilisti kërkoi t’i kryhen pagesat e vonuara, Chyna e kërcënoi me thikë. Të paktën, kështu pretendon stilisti në akuzën kundër modeles, raporton TMZ.

Megjithatë, burimet e afërta me modelen thonë se ajo nuk e kërcënoi me thikë stilistin.

Gjatë incidentit, djali i Chynës kishte qenë i pranishëm. King është 6 vjeç dhe vjen nga lidhja me reperin Tyga (29).

Rasti është paraqitur në polici, shkruajnë mediat amerikane./ksp