Showbiz

“Game of Thrones” e frymëzon Taylor Swiftin që të kompozojë këngë

Descriptive Text

Ngjarjet dhe personazhet e “Game of Thrones” e ndihmojnë Taylor Swiftin të dalë me hitet e saj dhe me teaserë për fansat.

Këngëtarja e hitit “The ME!” e pranon se shumë nga ato që ajo i shkruan në këngë janë gjëra që i ka përjetuar, por shpesh frymëzohet edhe nga Arya dhe Sansa Stark.

"Këto këngë ishin gjysmë të bazuara në atë që po kaloja, por duke i parë përmes filtrit të ‘Game of Thrones’", thotë ajo për EW.com. "’Look What You Made Me Do’ është literalisht lista e vrasjeve të Arya Stark, ndërsa ‘I Did Something Bad’ është shkruar pasi që Arya dhe Sansa komplotojnë për ta vrarë Littlefingerin".

Studimi i serisë e ka ndihmuar Taylor të jetë më kreative kur bëhet fjalë për tregimin e aludimeve për këngët dhe titujt e albumit, shkruan KOHA Ditore.

"I gjithë këndvështrimi im për rrëfimin e tregimit është formuar nga ajo (Game of Thrones) - aftësia për të treguar tregime, për t’i përpiluar me përpikëri tregimet kriptike. Kështu që, gjeta mënyra për të qenë më e fshehtë me informacione dhe ende të jem në gjendje të ndaj mesazhe me adhuruesit.

"Po përpiqem të jem sa një e milionave të tregimtarëve të Game of Thrones, kur bëhet fjalë për aludimet".